Një person gjendet pa shenja jete në Liqenin e Ohrit në afërsi të Strugës

Një gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të autokampit “As” pranë Strugës.

Sipas informacioneve të para trupi i viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Ekipi i Ndihmës së shpejtë- Strugë ka intervenuar në vendin e ngjarjes ku siç theksuan personi nuk ka pasur shenja jete.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i policisë në prani të prokurorit publik dhe ekipit mjekësor.

Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski duke thënë se trupi është vërejt nga notuesit e plazhit./MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share