Një nxënëseje në Shkup iu gjet listë me emra të shokëve dhe me kërcënime?

Tek një nxënëse në shkollën fillore “Koço Racin” është gjetur një listë emrash, e cila përputhej me emrat e shoqeve të saj, njofton makfaks.

Vajza, siç thuhet është më pak se 14 vjeç, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe policia. Prej ditës së djeshme po kryhen veprimet për zbardhjen e rastit, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit. Përmbajtja e letrës nuk bëhet e ditur, ndërsa shumica e mediave raportojnë se bëhet fjalë për përmbajtje kërcënuese, përcjell KlanM.

“Një 47-vjeçare ka raportuar se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë një listë të kërcënimeve ndaj shokëve të klasës. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

“Ne jemi njoftuar për rastin. Ai është duke u dokumentuar”, thonë nga Prokuroria.

Ditë më parë në Serbi një nxënës i shkollës fillore kreu masakër ndaj shokëve të klasës, ndërsa tek ai ishte gjetur edhe një listë me emra, të cilët thuhet se kanë qenë cak i sulmit, përcjell Klan Macedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share