Një javë pas përmbytjeve, katastrofa mbizotëron në Libi

Mijëra të mbijetuar janë të pastrehë dhe kanë nevojë për ujë, ushqim, strehim dhe furnizime bazë

1 javë pas përmbytjeve katastrofa vijon të mbizotëroje në Derna të Libisë. Zemërimi është rritur mes të mbijetuarëve të cilët akuzojnë qeverinë se nuk po marrinë në kohë ndihma urgjente, por edhe kritikojnë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët janë shumë të ngadaltë në gjetjen e trupave.

Ayyad Salem ,57-vjeçari, banor i Derna,  ecën nëpër rrugët me baltë të lagjes së tij ndërsa pikëllimi duket në sytë e tij teksa shikon shtëpinë e shaktërruar nga përmbytjet.

Salem tregon momentin kur ishte bllokuar në një dhomë të mbushur me ujë. Duke i shpëtuar vdekjes duke u ngjitur në çati kur goditën përmbytjet, familja u strehua atje derisa stuhia u qetësua.

“Ishte si një ëndërr që ne nuk mund ta kuptojmë akoma. Në kohën kur stuhia nisi vajza ime u zgjua dhe pa nga dritarja se toka ishte e përmbytur me ujë. Unë u ktheva për të kyçur derën sepse uji po vërshonte mbi ne nga të gjitha anët. Më pas pritëm derisa u qetësua stuhia dhe u larguam. Falë Zotit mbijetuam”, tha Ayyad Salem.

Rrethe të tëra të Dernës, me një popullsi të vlerësuar prej të paktën 120,000 banorësh, tanimë janë të shkreta, ku qindra shtëpi janë shkatërruar totalisht, përfshirë edhe infrastrukturën.

Zemërimi është rritur mes të mbijetuarëve të cilët akuzojnë qeverinë se nuk po marrinë në kohë ndihma urgjente, por edhe kritikojnë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët janë shumë të ngadaltë në gjetjen e trupave.

Me pak shpresë, Ilham al-Thibyani dhe bashkëshorti i saj Hassan Aëad u kthyen në shtëpinë e tyre në Derna të Libisë, një javë pasi përmbytja shkatërroi pjesë të qytetit bregdetar. Duke ecur nëpër shtëpi, ata gjetën sendet e tyre të përmbysura dhe të mbuluara me baltë, duke shkatërruar atë që ajo e cilëson si endrrat e jetës.

“Nuk e di se çfarë ndjej, nuk mund ta shpreh. Vdekjen e pashë me sytë e mi, pashë familjen time që do të vdiste para syve të mi.Pashe njerez që po vdisnin përpara meje, një moment qe nuk mund te pershkruhet. Endrra e një jete e ndërtuar me sakrifica u shkatërrua në pak sekonda. Kërkojmë ndihmë, asgjë nuk kemi dhe askush nuk po na i kthen sytë”, tha Ilham al-Thibyani.

Më shumë se 10,000 njerëz mbeten zyrtarisht të zhdukur, sipas shifrave nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. OKB thotë se numri i të vdekurve deri më tani është rreth 11,300. Totali përfundimtar mbetet i paqartë  megjithëse e vetmja gjë që është e sigurt se këto ishin katasrrofa më e madhe e Libisë e shkatërruar edhe nga varfëria dhe konfliktet.

UNHCR apelon për donacione pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi , duke kërkuar mbështetje urgjente për zonat e shkatërruara dhe veçanërisht për Derna.  Ndërkaq pesë punonjës grekë nga ekipet e kërkim shpëtimit humbën jetën në një aksident për në qytetin Derna teksa ishin nisur për t’u bashkuar me ekipet tashmë në terren nga Franca dhe Italia. Autoritetet greke po kryejnë teste të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share