Një i vrarë nga një sulm me armë zjarri në një kishë në Stamboll (VIDEO)

Një person është vrarë pasi dy të armatosur të maskuar hapën zjarr gjatë një shërbimi në një kishë në Stamboll të dielën.

Këtë e konfirmon, ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya në X, transmeton klankosova.tv.

Incidenti ndodhi në lagjen Buyukdere të Sariyer rreth orës 11:40 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa Kisha ”Santa Maria” po mbante një shërbim të së dielës, sipas ministrit të Brendshëm turk.

Ai shtoi se një “hetim në shkallë të gjerë” është nisur dhe autoritetet po përpiqen të gjejnë dy sulmuesit.

”Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të ndyrë”, tha ai.

Ende nuk dihet motivi i sulmit.

Guvernatori i Stambollit Davut Gul tha se askush nuk u plagos në sulmin, i cili kishte në shënjestër një person.

Sulmi është dënuar nga Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yilmaz Tunc, i cili tha se zëvendëskryeprokurori publik dhe dy prokurorë të tjerë publikë ishin caktuar për të hetuar incidentin.

”Vazhdojnë përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve që kryen sulmin. Hetimi po kryhet në një mënyrë të shumëanshme dhe të përpiktë”, shtoi Tunc, sipas CNN.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke të sigurisë me “të gjitha burimet e tyre” janë mobilizuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share