Një i vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Bullgari – Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit

NJË I VDEKUR NGA SHPËRTHIMI NË FABRIKËN E FISHEKZJARREVE NË BULLGARI

Shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh në Bullgari I ka marrë jetën një burri ndërsa vajza e tij është në gjëndje të rëndë .Djali i pronarit rezulton i zhdukur së bashku me një punonjës të fabrikës.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë kur një zjarr ra në një fabrikë fishekzjarrësh në Bullgari.

Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit Sofje, duke dërguar lart në qiell shtëllunga me ngjyra të ndryshme tymi për shkak të fishekzjarreve shpërthyese.

Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov tha të enjten në mbrëmje se një burrë 49-vjeç ndërroi jetë nga plagët e marra nga zjarri, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital. Dy burra, një djalë 22-vjeçar i pronarit të magazinës dhe një punonjës 60-vjeçar, besohet se kanë qenë në magazinë dhe momentalisht rezultojnë të zhdukur.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë nxjerrë ende asnjë teori për atë që ka ndodhur.

Pas shuarjes së zjarrit do të nisë hetimi. Sipas Ministrisë së Brendshme bullgare, kjo magazinë kishte të gjitha mjetet e sigurisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share