Policia ka njoftuar se dje në ora 17:35 në SPB Shkup është raportuar se në “Bit Pazar” është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të forta me mjet prerës.
Sipas njoftimit, disa persona i kanë kërkuar para në zonën e “Bit Pazarit” dhe pasi nuk ia ka dhënë, njëri prej tyre e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar një plagë me thikë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.