“Zemër Luana” tashmë është kthyer në kryefjalën e fundjavës. Me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, ky emision është kthyer në të preferuarin e publikut. Një ndër të ftuarit e kësaj puntate ka qenë reperi Majk, i cili nuk është kursyer për asnjë nga personazhet shqiptarë.
Loja ‘Paintball’, një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, ideuar nga “Shiko Kush Luan”, është rikthyer edhe në “Zemër Luana”.
Në këtë sfidë ‘Paintball’, ku duhej t’u përgjigjej pyetjeve duke qëlluar me armën me bojë në fotot e tyre, Majk ka zbuluar se ka një hatërmbetje me Capital T. Ndonëse kjo ka qenë diçka që nuk është bërë publike, duket se marrëdhënia e tyre nuk qenka miqësore.
Megjithatë, Majk ka vendosur të mos japë detaje nga kjo marrëdhënie e tensionuar. Gjithsesi, tashmë këto janë gjëra që ndodhin në showbizin shqiptar, edhe pse shumë prej tyre vendosin t’i ruajnë mes vetes./tvklan.al