Elon Musk ka gjetur shefin e ri të platformës së mediave sociale
Drejtori i ardhshëm ekzekutiv i Twitter do të jetë një grua. Këtë e bëri të ditur Elon Musk pa dhënë emrin.
“Jam i emocionuar të njoftoj se kam gjetur një CEO të ri për Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh”, shkroi miliarderi në rrjetet sociale.
Në mesin e Nëntorit të kaluar, vetëm disa javë pasi bleu Twitter për 40.24 miliardë euro, ai i tha një gjykate në Delaware se nuk donte të ishte shefi ekzekutiv i asnjë kompanie.
Në Dhjetor ai e konfirmoi deklaratën e dhënë ku njoftoi edhe dorëheqjen nga roli i tij në platformën e rrjeteve sociale.
Musk është akuzuar më parë nga aksionerët për braktisjen e Tesla-s pas marrjes së Tëitter dhe për dëmtimin e markës së kompanisë së makinave.
Klan News