Në orët e pasdites së djeshme, ka pasur shkrepje armësh dhe shpërthime në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut. Protestuesit kanë shkatërruar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Lidhur me ngjarjen, për të dhënë më shumë detaje por edhe për të treguar se si paraqitet situata në veri të Kosovës, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka raportuar përmes një lidhje direkte për Klan
Blerta Dalloshi Berisha: Situata sot është e qetë, ndërkohë që dje deri në orët e vona të mbrëmjes ishte situata më e tensionuar. Gjatë ditës së sotme, situata vijon të jetë e qetë. Kryetari i KQZ, në një konferencë për mediat që dha mbrëmë tha se nuk mund t’i bëjë me detyrim zgjedhjet në veri. KQZ sot ka planifikuar një aktivitet, që do të thotë se është duke vijuar përpjekjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Zyrtarët kishin shkuar në zyrat komunale, por kanë hasur në kundërshtim të fortë të grupeve kriminele që quhen kështu në veri të Mitrovicës dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Aktualisht, situata është e qetë. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Zyrat e KQZ-së janë dëmtuar si dhe dy makina janë të dëmtuara.
Këto sulme po ndodhin në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat veriore e që janë me shumicë serbe. Serbët atje kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve./tvklan.al