Një ditë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, trupat e KFOR-it “blindojnë” urën e Ibrit

Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, KFOR-i ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit, shkruan Reporteri.net.

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm janë edhe pjesëtarë të kontingjentit çek.

Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohet se erdhi pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e disa objekteve të institucioneve paralele ilegale në veri.

Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.

Kujtojmë se dje në orët e pasdites Policia e Kosovës dje zhvilloi një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj tha se “Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Por zhvillimi i këtij aksioni zhgënjeu tej mase aleatët ndërkombëtarë, ku reaguan Ambasada e SHBA-së në KosovëGjermanisë, Britanisë të Madhe, e Francës si dhe Zyra e BE-së në Kosovë. /Reporteri.net/.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share