Një delegacion I АLDE vizitoi Ukrainën

“POLITIKËS AGRESIVE TË KREMLINIT DUHET T’I VIJË FUNDI”

Zhvillimi i luftës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për mbështetje të Ukrainës, me theks të veçantë në situatën shqetësuese në centralin bërthamor Zoporizhia, ishin temat që u diskutuan gjatë takimeve që zhvilloi delegacioni i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, i udhëhequr nga eurodeputeti Ilhan Kyqyk, në Ukrainë.

Deputetja e Partisë Liberale Demokrate të Maqedonisë, Maja Zajkova, e cila ishte pjesë e këtij delegacioni, tha se lufta në Ukrainë ka goditur gjithë Evropën dhe për këtë duhet dënuar.

“Nga ai agresion nuk është goditur vetëm Ukraina por gjithë Evropa, përfshirë edhe vendin tonë kur do t’u vijnë fatura më të larta të rrymës, vajit dhe produkteve bazë, përkatësisht pse është aq e lartë përqindja e inflacionit dhe pse nga pret krizë e fortë energjetike, atëherë përgjigjen mund ta gjeni duke parë këto pamje pas meje dhe për këtë të gjithë duhet ta dënojmë agresionin publikisht”, deklaroi deputetja Maja Zajkova.

Ndërkohë, Emil Kirjas nga organizata politike Liberal International, porositi se, politikës agresive të Kremlinit duhet t’i vijë fundi dhe se për këtë të gjithë duhet të jenë të zëshëm dhe të unifikuar.

“Politikës agresive të Kremlinit duhet t’i vijë fundi dhe për këtë jemi këtu, jo vetëm për t’i mbështetur ukrainasit, por për t’i mbështetur të gjithë ato që luftojnë për ato vlera që i ndajmë të gjithë ne, duam të jetojmë në liri, të vendosim vetëm për jetët tona, askush të mos na fshijë kombet tona, ata ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe për këtë jemi të bashkuar të gjithë në kontinent”, deklaroi Emil Kirjas, Liberal International.

Kujtojmë se, Rusia ka nisur agresionin në Ukrainë më 24 shkurt. Maqedonia e Veriut, në muajin mars, votoi një rezolutë në Kuvend, me të cilën dënoi sulmet ushtarake ruse, të cilat e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share