Një burrë qëlloi për vdekje tre persona dhe më pas kreu vetëvrasje të dielën në qytetin portugez Setubal, rreth 45 kilometra në jug të kryeqytetit, raporton CNN Portugal.
Komisionari i policisë Joao Freire tha për Reuters se “janë katër trupa, të cilët supozohet se ishin rezultat i të shtënave, por shkaqet dhe detajet nuk dihen ende”.
Agjencia e rasteve kriminale të policisë portugeze ishte në vendin e ngjarjes duke hetuar, tha Freire.
CNN Portugal tha se të shtënat ndodhën rreth orës 8 të mëngjesit në një lagje të varfër të Setubal të quajtur Bairro Azul dhe se personi i armatosur kreu vetëvrasje kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje.