Një burrë i zhveshur pran shkollës “Josip Broz Tito” Shkup, shokon nxënësit

Mëngjesi e të enjtës, pranë gjimnazit të Shkupit “Josip Broz Tito”, kalimtarët dhe nxënësit e shkollave të mesme ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë, një burrë i zhveshur eci nëpër qendër të qytetit, duke shkaktuar shqetësim për kalimtarët e rastit.

Sipas një fotografie të dërguar nga një lexues i yni, personi ishte krejtësisht i zhveshur.

Ngjarja ndodhi përpara syve të kalimtarëve të rastit dhe nxënësve, ndërsa policia reagoi menjëherë, e lokalizoi personin dhe aktualisht po punon për zbardhjen e rastit. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi identitetin e personit ose motivet e këtij veprimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share