Një bombë në Rusi shkakton evakuime masive

Më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyte në Belgorod të Rusisë pasi është gjetur një bombë e pashpërthyer. Kjo vjen 2 ditë pasi Rusia hodhi aksidentalisht një bombë në të njëjtin qytet duke dëmtuar shtëpi dhe plagosur disa njerëz.

Guvernatori i vendit, Vyacheslav Gladkov, konfirmoi në Telegram se 17 ndërtesa banimi duhej të rrethoheshin brenda një rrezeje prej 200 metrash, duke prekur 3 mijë vetë të cilët janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

Nuk dihet nëse bomba e zbuluar të shtunën erdhi nga i njëjti avion – një avion luftarak rus Sukhoi-34.

Qyteti ndodhet rreth 40 km (25 milje) nga kufiri me Ukrainën.

Pas incidentit, Ministria Ruse e Mbrojtjes pranoi se një nga avionët e saj Su-34 kishte shkaktuar shpërthimin e bombës në qytet./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share