Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në rrugën nacionale Roskovec-Berat ku është gjetur një burrë 80-vjeçar pa jetë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e vdekjes, me dyshimet fillestare që lidhen me temperaturat e larta si shkak i mundshëm i një arresti kardiak.
Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit për procedurat e nevojshme ligjore dhe ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e saktë të vdekjes.