MPB njoftoi sot se një 19 vjeçar shtetas turk me qëndrim në Shkup dje është pranuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore i cili ka ndërruar jetë.
Mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion, thonë nga MPB.