Një 14-vjeçare në Korçë bëhet nënë, babai i foshnjës shoqërohet në polici

Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici.

Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në polici ka pranuar se ai është babai i foshnjës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare”.

“Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share