Nisja e negociatave: Ditë historike për RMV-në

KRERËT E VENDIT DHE TË PARTIVE POLITIKE UROJNË QYTETARËT

Presidenti Stevo Pendarovski ka uruar qytetarët e RMV-së për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim fuqiplotë në BE. Sipas Presidentit, krahas sfidave gjatë viteve, qytetarët kanë mabjtur mbështetjen për realizimin e agjendës evropiane.

“Nisim një fazë të re të integrimit politik, të bëhemi pjesë të familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare në BE. Na pret punë e rëndë, investime në kapacitetet e përgjithshme shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit negociues”, deklaroi Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

“Filloi konferenca e parë ndërqeveritare. Pas 17 viteve vend – kandidat, e bëmë hapin e parë të qëllimit tonë strategjik – anëtarësimi në Bashkimin Evropian” – ka shkruar në Facebook Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi.

Socialdemokratët thonë se sot është një ditë historike për RMV-në, për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Sipas tyre, gjuha maqedonase ka jehuar në Bruksel dhe ka hyrë në Bashkimin Evropian.

“Mbrojtëm gjuhën maqedonsase, identitetin dhe vecantinë, në BE do të integrohemi si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Me këtë ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat që me muaj I dëgjonim nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja. Ata që keqpërdorën qytetarët do të gjykohen nga historia”,  deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me Bashkimin Europian në Bruksel, ka uruar të gjithë qytetarët, sic e quan ai, për momentin shumë të rëndësishëm që shënon zhbllokimin e procesit të eurointegrimit.

“Europa është shtëpia jonë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër pavarësisht pengesave nëpër të cilat kemi kaluar. Këto 20 vite, treguam se dimë të udhëheqim dhe drejtojmë procese madhore për të mirën e të gjithë qytetarëve, me përkrahje të madhe nga aleatët tanë ndërkombëtar e në veçanti nga Brukseli dhe Uashingtoni. Me vendime të guximshme dhe të mençura zgjidhëm sfida që të gjithëve ju dukeshin si mision i pamundur dhe mbyllëm çështjet e hapura dypalëshe” – ka shkruar në Facebook lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Aleanca për Shqiptarët, bashkë më qytetarët, i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel për çka të gjithë bashkërisht sakrifikuam, u angazhuam dhe kontribuam për të mbushur një tjetër përcaktim tonin strategjik, pas anëtarësimit të vendit në NATO.

Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit” – thuhet në komunikatën e ASH-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share