Para nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të Holandës, disa qytetarë janë parë para ndërtesës së Gjykatës Speciale.
Në 09:45 pritet të nisë dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.
Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së. /EO