DO TË PUNOHET PËR 30.1 KILOMETRAT E PARA
Me shpërthimin e bombës së parë nga Banjica e Epërme filluan punimet për korridorit 8. Zëvëndëskryeministri i pare Artan Grubi I cili është edhe kordinator për projektin për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, tha se marveshja e nënshkruar mes Qeverisë dhe komapnisë “Behtel dhe Enka”, parashehë ndërtimin e autostradës Tetov-Gostivar, Gostivar-Bukojçan.
“Sot bëmë minimin e malit këtu në afërsi të Gostivarit dhe I gjithë ky material do të shërbej për ndërtimin e administratës Tetovë-Gostivar, dhe rrugës anësore magjistralet midis Tetovës dhe Gostivarit ndërsa këtu ku do qëndrojm ne do të kaloj autostrada e re nga Gostivari deri në Kërçov”, tha Artan Grubi.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Ndërrmarjes Publike dhe rrugë shtetore Ejup Rustemi.
“Ne nga dita e nënshkrimit të kontratës kemi filluar me ndërrtimin e korridorit 8 dhe 10D, dhe sot kemi marrë leje gjithashtu nga Ministria e Transportit dhe Qeveris për të filluar për rrugët që arrijnë deri tek trasja kryesore”, tha Ejup Rustemi.
Kompanisë “Behtel dhe Enka”, deri më tani iu është paguar vetem dy këste prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro në përputhje me programin e financimit të infrastrukturës rrugore për projektin e korridorit 8 dhe 10D. Për njësinë e projektit – Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tashmë ka dorëzuar projekte infrastrukturore për të gjitha segmentet, përveç Trebeshnishtë-Strugë-Qafthanë./KlanMacedonia