74 policët e rinj, prej tyre 45 serbë që diplomuan ditë më parë, e kanë nisur punën të hënën.
Ata do të shërbejnë në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.