Nisin Ditët e Filmit Gjerman në QBB LOJA në Tetovë

Jam njeriu yt ”Ich bin Dein Mensch”, ishte filmi me të cilin nisën Ditët e Filmit Gjerman në Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik – LOJA në Tetovë.

Ceremoninë e hapi shefi i departamentit të kulturës dhe shtypit të Ambasadës gjermane në Shkup Florian Träger Steintje.

Jam njeriu yt është film romantik fantastiko-shkencor që u shfaq premierë në Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në mars 2021. Ky film u përzgjodh si Best International Feature Film në Academy Aëards. Ngjarja zhvillohet mes një njeriu dhe një rroboti që përpiqen të bashkëjetojnë me qëllim që të testohen arritjet e kompanisë që i prodhonte ata rrobot.

Alma, një grua studiuese e arkeologjisë, dhe Tomi një burrë rrobot i cili është i programuar të përmbush krejt kërkesat dhe dëshirat e saj. Pas një përpjekje disa ditëshe, Alma vje në përfundim se nuk mund të jetoj dot me një robot sepse filloj të lidhej emocionalisht me një makineri e cila nuk i përjeton ndjenat e saj; nuk e ndjen kur ajo e mbulon gjatë natës sepse roboti nuk ka të ftohtë; nuk di të vlerësoj një vezë të zier në mënyrën e duhur sepse rroboti nuk mund të shijoj.

“Unë jam kategorisht kundër autorizimit të robotëve humanoid si partner të jetës” janë fjalët e Almes në fund të filmit.

“Çfarë vullneti do të kishim të ballafaqohemi me njerëzit që të tejkalojmë veten, t’i përballojmë konfliktet, të ndryshojmë? Nëse njerëzit do të jetonin me humanoidët, do të bëhen të pa aftë të mbajnë kontakte normale me njerëz.”

Filmi mbaron me këto dilema të cilat nxisin të reflektojmë mbi zhvillimin e hovshëm të teknologjisë dhe ndryshimin e stilit të jetës për shkak të bashkëjetesës me teknologjinë.

Filmat gjerman do të shfaqen në kinemanë e QBB LOJA deri të premten duke filluar nga 19:30. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Zana Muhaxhiri Ramadani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share