Nis vala e re e vapës Afrikane/ “Luciferi” sjell alarmin portokalli!

Javën e ardhshme, duke nisur, nga e hëna, në Evropë do të shënohen anomali të mëdha të temperaturave.

Nga njëra anë, Ballkani por edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga vala e të nxehtit të ashtuquajtur “Lucifer” që do të kushtëzojë temperatura ekstremisht të larta që do të shkojnë mbi 35 kurse vende – vende edhe mbi 40 gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të aktivizohet edhe niveli “portokalli” I rrezikut nga I nxehti ekstrem.

Fenomeni “Lucifer” që do të përfshijë një pjesë të madhe të kontinentit evropian, vecanërisht Evropën Jugore, Juglindore dhe Jugperëndimore, do të sjellë temperatura për 10 gradë më të larta se sa ato normale.

Nga ana tjetër, pjesa Lindore dhe Verilindore e Evropës do të përfsiheht nga aktiviteti ciklonik dhe nga një valë ajrore të ftohtë që do të rezultojë në këtë rajone të ketë mot të ftohtë jo të zakonshëm për gushtin.

Në rajon dhe vendin tonë reshjet e shiut do të jenë nën mesataren, që sipas metereologëve, do të vazhdojnë thatësirat.

Për shkak të të nxehtit ekstrem mbetet rreziku I lartë I paraqitjes së zjarreve kurse autoritetet bëjnë thirrje për kujdes gjatë qëndrimit në natyrë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share