Në pak minuta do të nisë edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” që do të transmetohet në Tv Klan. Artistë të rinj, vendas e të huaj por edhe të mirënjohur, do të ngjiten sonte në skenën e Pallatit të Koncerteve për të dhuruar performancat e tyre. Në një lidhje direkt në edicionin informativ, gazetarja Anisa Krraba zbulon një nga surprizat e festivalit.
Anisa Krraba: Nata e parë e festivalit do të hapet me artistët e rinj. Do të jenë 10 artistë të rinj, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj që do të çelin natën e parë të edicionit të 23-ë të “Këngës Magjike”. Kësaj nate do t’i shtohen edhe 15 performanca nga artistët “Big”.
“Big” të cilët do të vijnë dhe janë të mirënjohur nga skena shqiptare, por edhe artistë “Big” të cilët janë nga e gjithë bota sepse skena e “Këngës Magjike” është bërë vërtetë një skenë internacionale, një festival i cili jo vetëm është i madh muzikor në Shqipëri, por edhe në Ballkan e më gjerë sepse pret artistë që kanë prekur Sanremon, Eurovision dhe madje janë edhe artistët më “in” të momentit në vendet prej nga vijnë, nga Estonia, nga Franca, nga Italia por edhe artistë të tjerë të rinj të cilët sjellin traditën e tyre nga vende të tjera të largëta si Amerika, Azerbajxhani e shumë të tjera.
Do të jetë një natë e cila do të jetë, do ta quaja një mozaik ose një natë tradite e muzikës së mirë, muzikës cilësore dhe muzikës e cila do të shpaloset në të gjitha kufijtë dhe do të jetë në të gjithë botën, ashtu siç janë edhe përfaqësuesit. Surpriza do të ketë shumë, por unë do të zbuloj vetëm pak, vetëm njërën. Audienca jo vetëm në skenën e Pallatit të Koncerteve, por edhe ata të cilët do ta ndjekin “Këngën Magjike” nga ekrani i Tv Klan, do të kenë mundësi të bëjnë edhe një udhëtim nëpër Shqipëri sepse sonte do të shfaqen kartolina nga vendi ynë i dashur.
Në dy netët e para të festivalit do të prezantohen këngët e 50 artistëve. Në natën e tretë do të shkojnë 20 artistë shqiptarë në natën finale shqiptare. Vetëm 11 ose 12 prej tyre, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj që do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës. Natën fnale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj./tvklan.al