Nis skriningu – COELA vizitë dy ditëshe në RMV

Ministria e Jashtme njofton se nga sot për vizitë pune në RMV qëndron Grupi I Punës I Këshillit të BE-së për zgjerim dhe për vendet që negciojnë për aderim në BE – (COELA).

COELA, sic njofton KlanM, është trup i përbërë nga diplomatë nga të gjithë vendet anëtare të BE-së, i ngarkuar për procesin e zgjerimit dhe raportet me vendet candidate që negociojnë për aderim në BE. Me COELA kryeson Presidenca e Këshillit të BE-së, kurse në pjesën e dytë të vitit me këtë trup kryeson diplomati i Misionit të Përhershëm të Republikës Çeke në BE.

Gjatë vizitës dyditore, grupi i punës do të mbajë takime me institucionet dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Vizita realizohet në prag të nisjes së procesit të skriningut dhe paraqet vizitën e parë pas vendimit të Këshillit të BE-së që dosjet e RMV-së dhe Shqipërisë të kalojnë në grupin e punës kompetent për vendet që janë në procesin negociues me BE-në.

Grupi I punës do të realizojë takime me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Zv/Kryeministrin dhe Kryenegociatorin Bojan Mariçiq, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, Kryeparlamentarin Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të Ministrive dhe institucioneve tjera të kyçur në të ashtuquajturën “Klaster 1” të negociatave për aderim në BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share