Nga nesër dhe deri në fund të majit, do të zgjasë regjistrimi elektronik i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2023/2024, njofton KlanM.
Regjistrimi bëhet përmes portalit uslugi.gov.mk ku prindërit/kujdestari duhet të plotësojnë aplikacionin, të zgjedhin shkollën dhe t`i ngjesin dokumentet e nevojshme të skanuara.
Pasi aplikacioni të pranohet, sic përcjell KlanM, caktohet termini ku nxënësi duhet të shkojë për të biseduar me pedagogun e shkollës.
Kushtet për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë janë: të ketë të mbushur 6 vite deri në fund të vitit kalendarik, të dorëzohet vërtetim për vaksinat e detyrueshme si dhe vërtetime për kontrolle oftalmologjike dhe stomatologjike.
Shërbimi digjital për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, përmes portalit uslugi.gov.mk, nga MASH-i u vendos nga viti shkollor 2021/2022./KlanMacedonia/