Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe opozita proteston kundër qeverisë Rama. Protesta e thirrur dhe organizuar nga PD kishte si shkak çështjen “McGonigal”.

Protesta zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Motoja e protestës së opozitës është “Shqipërisë t’i dalim zot”.

Për shkak të protestës, do të jenë të bllokuara disa rrugë në kryeqytet. Nuk lejohet parkimi i automjeteve, në Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share