Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës në Shqipëri e thirrur nga Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi, ku qytetarët janë mbledhur para Qeverisë.
Godina është rrethuar nga 1,200 forca policie, të cilat janë në gatishmëri në rast të ndonjë incidenti.
Dyert e godinës janë blinduar ndërsa në gatishmëri janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda dhe Forcat Shqiponja. Po ashtu, prezente janë forca zjarrfikëse dhe ambulanca.
Bulevardi po mbikqyret nga kamerat, të cilat janë pozicionuar sipër godinave.