Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Gazetari Besar Bajraktaraj ndodhet në një prej KZAZ-ve të vendosura në shkollën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet ku njoftoi se janë numëruar deri më tani 6 kutitë e para.
Megjithatë gazetari lexoi rezultatin e 3 kutive të para, të cilat siç raportoi ai, janë miratuar me procesverbal.
Nga të dhënat rezulton se Veliaj ka deri më tani 452 vota, 378 vota ka Belind Këlliçi, 24 vota Roland Bejko, 22 vota Arlind Qori dhe 3 vota Lajla Përnaska.
Në këtë KZAZ janë 90 Qendra Votimi. Siç dëgjohen numëruesit i lexojnë emrat me zë të lartë në mënyrë që t’i dëgjojnë edhe vëzhguesit që ndodhen aty./tvklan.al