Nis procedura për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

MD: NUK DO TË PRESIM AFATIN 40-DITOR PËR TË PARAQITUR KËRKESËN PËR EKSTRADIM

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përgatitur kërkesën për ekstradimin nga Republika e Turqisë të Lupço Palevskit – të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski.  Nga prokuroria siç njofton Klan M, thanë se Departamenti për ndihmë ndërkombëtare juridike i Prokurorisë Publike, këtë kërkesë për ekstradim ia ka dorëzuar menjëherë Ministrisë së Drejtësisë.

“Prokurori publik ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Turqisë ekstradimin e personit për të cilën është shpallur flet arrest ndërkombëtar, ndërsa nga Interpolit, Ankara është marrë informatë se më 05.12.12.2023 është arrestuar në Republikën e Turqisë. Përpos kërkesës për ekstradim, autoriteteve turke do t’u dorëzohet dokumentacioni i plotë i nevojshëm – urdhri për procedurën hetimore kundër të dyshuarit, vendimi me të cilin Gjykata Penale Shkup i caktoi mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe i është caktoi paraburgim, si dhe urdhri për lëshimin e flet arrestit ndërkombëtar” – thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndërkohë siç njofton Klan M, nga Ministria e Drejtësisë njoftuan se, kërkojnë nga organet kompetente turke Palevskin të mbahet në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës. Ministria sot në orën 09:20 ka pranuar njoftimin zyrtar nga Interpoli se, Palevski, i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar, është arrestuar në Turqi. Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe siç thonë nga kjo ministri, po mbledhin të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij.

“Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim. Në procedurë duhet të ndërmerren veprimet e mëposhtme: Duhet t`i pranojmë shkresat. Duhet të përgatitet Kërkesa për ekstradim. Gjithçka duhet të përkthehet në gjuhën turke  (PTHP i përkthen shkresat e saj – ne e përkthejmë Kërkesën për ekstradim). Dërgohet përmes DHL-it  (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)” – thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ministria më tej sqaruan se, shkresat e kompletuara i dërgohen organit qendror (zakonisht Ministrisë së Drejtësisë) të shtetit ku ndodhet personi i kërkuar dhe pas përfundimit të procedurës në shtetin e huaj, dakordohen për marrjen e personit ndërmjet ministrive të Punëve të Brendshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share