Nis me punë bursa e RMV-së për energji elektrike

BYTYQI: LIDHJE RAJONALE ME TREGJET E BE-së DHE BALLKANIT PERËNDIMOR

Nis me punë Bursa maqedonase e energjisë elektrike që implementohet dhe udhëhiqet nga Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike – MEMO, Shkup, njofton KlanM.

Fillimisht bursa e energjisë elektrike do të zhvillohet brenda kufijve të vendit, derisa nuk realizohet lidhja e parë me ndonjë bursë nga vendet fqinje.

“Pozita e volitshme gjeografike dhe lidhja e mirë interkonjektuese me fqinjtë, RMV-së do t`i mundësojë lidhje rajonale me tregjet e energjisë elektrike me vendet e BE-së por edhe të Ballkanit Perëndimor. Përmes MEMO-s hapen shumë mundësi për zhvillim të vendit dhe tërheqjen e investitorëve të rinj në kapacitetet prodhuese të energjisë së rinovueshme” – tha Fatmir Bytyqi.

Zyrtarisht, sic percjell KlanM, ringjallja e projektit për bursën vendore të rrymës, nisi me ndryshimin e Ligjit për energjetikë në vitin 2018, ku formalisht tërësisht u liberalizua tregu I energjisë elektrike kurse ligjet u adaptuan me pakon e tretë energjetik të legjislativës evropiane.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, sic njofton KlanM, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në Lubjanë, operatorët e sistemeve transferuese në Slloveni dhe Serbi filluan bursën e parë rajonale për energji elektrike për Evropën Qendrore dhe Juglindore me EPEKS SPOT. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share