Filloi Mbledhja e BDI-së, në Tetovë, ku duhet të zgjidhen organet partiake.
Në këtë Këshill të partisë, pritet të përzgjedhen strukturat e reja të partisë.
Në takimin e fundit që realizoi Ahmeti me disa udhëheqës të grupit të pakënaqur brenda BDI-së, Ahmeti tha se për sot Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës.
Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.
Kjo mbledhje vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake. /KlanMacedonia