Nis llogaritja verore e kohës – ora 02:00 bëhet 03:00!

PAS MESNATE AKREPAT NJË ORË PARA

Akrepat e orës në ora 02.00 pas mesnate zhvendosen një orë para dhe koha do të llogaritet si 03.00.

Kjo mënyrë e llogaritjes së kohës do të vlejë deri më 27 tetor të këtij viti, kur akrepat e orës sërish do të kthehen prapa.

Të martën, Qeveria njoftoi se Vendimi për aplikimin e llogaritjes verore të kohës është konform Ligjit për llogaritjen e kohës dhe konform direktivave evropiane.

Në Maqedoni, llogaritja verore e kohës shfrytëzohet nga viti 1983, kur vendi ishte pjesë e federatës jugosllave, kurse pas pavarësimit, në vitin 1996 kjo çështje është e rregulluar me Ligjin në fjalë.

Viteve të fundit ka pasur shumë debate nëse duhet të shfuqizohet kjo masë.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të dakordohen nëse do të implementohet llogaritja verore apo dimërore e kohës.

Në mungesë të marrëveshjes, duket se ndërrimi I akrepave të orës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share