Ora 02.00 bëhet ora 03.00 – llogaritja verore deri më 29 tetor
Sonte akrepat e orës duhet të zhvendosen një orë para. Ora 02.00 do të llogaritet si ora 03.00. Thuajse në të gjitha vendet e Evropës nis llogaritja verore e kohës, njofton KlanM.
Llogaritja verore e kohës do të vlejë deri 29 Tetor, kur kthehet llogaritja dimërore e kohës.
Ndryshimi në llogaritjen verore dhe dimërore të kohës, që fillimisht ishtë vendosur në vitin 1980 për shkak të kursimit të energjisë, qëmoti është kontestuese.
Gjatë kalimit të fundit në llogaritjen dimërore të kohës, në Tetor 2022, sic njofton KlanM, Qeveria e RMV-së kishte kërkuar analizë nga Ministria e Ekonomisë, nëse mbetja eventuale në llogaritjen verore të kohës mund të thotë kursim të energjisë, duke marrë parasysh paralajmërimet për dimër të vështirë në planin energjetik.
Analiza tregoi të kundërtën, kështu që më 29 dhe 30 Tetor 2022, qytetarët, sipas praktikës, zhvendosën akrepat e orës një orë prapa./KlanMacedonia/