LLOGARITJA DIMËRORE ZGJATË DERI NË FUNDJAVËN E FUNDIT TË MARSIT
Nis llogaritja dimërore e kohës. Sonte në ora 03.00 pas mesnate akrepat kthehen një orë prapa.
Llogaritja dimërore e kohës fillon cdo fundjavën e fundit të Tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit kur nis llogaritja verore e kohës.
Vitin e kaluar, Qeveria e ngarkoi Ministrinë për Ekonomi që t`i shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritjes verore të kohës, me qëllim të kursimeve shtesë të energjisë elektrike. Por, pas anlizave të bëra ishte miratuar vendimi që të mos ndryshohet sistemi i llogaritjes së kohës.
Debatin për heqjen e llogaritjes dimërore dhe verore të kohës, para disa viteve, e kishte hapur edhe Komisioni Evropian. Atëherë në një anketë-online 83% e banorëve të BE-së ishin prononcuar se janë “për” heqjen e kësaj mënyre të llogaritjes së kohës. /KlanMacedonia/