Nis ceremonia e pritjes së ish-Presidentit Bill Clinton

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton i shoqëruar nga eskorta sapo ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë.

Ai është pritur me ceremoni të veçantë nga Kryeministri i vendit Edi Rama. Në këtë aktivitet mirënjohjeje për Clinton që njihet për kontributin e tij të madh ndaj popullit shqiptar, po marrin pjesë figura shumë të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në Bulevard është mbledhur një numër i madh qytetarësh të cilët presin me entuziazëm të dëgjojnë ish-Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Foto nga ceremonia që po mbahet në Kryeministri:

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton i shoqëruar nga delegacioni i tij ka mbërritur në Tiranë sot në orën 15:10 minuta, ndërsa në Rinas kishte dalë për ta pritur vetë Kryeministri.

Në orën 19:00 Klinton do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë të rastit. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-së Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Për të garantuar sigurinë e tij në vizitën 2-ditore në Tiranë, në terren janë angazhuar rreth 700 efektivë policie./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share