Nis ardhja e mërgimtarëve, nisin pritjet nëpër kufij!

Në Tabanovcë pritje edhe mbi 1 orë

Automjete, furgonë, autobusë, udhëtarë të nervozura, vapë e madhe. Kështu ishte atmofera sot në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, njofton KlanM.

Duket se kjo fundjavë po sjell mërgimtarët në vendlindjet e tyre. Dominonin automjete me targa gjermane, zvicerane dhe vendeve tjera të perëndimit.

“Pritjeve të gjata në pikën kufitare Tabanoc edhe këtë vit mërgimtarët nuk i kanë shpëtuar ata po thonë se po presin 1 deri në 2 orë për të kaluar kufirin”, raporton nga kufiri gazetarja e KlanM, Neal Sejfulla.

Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, siç njofton KlanM, kishte edhe shumë udhëtarë turq, të cilët nga vendet e perëndimit udhëtonin drejt Turqisë. Edhe ata nuk i kuptonin pritjet e gjata në këtë kufi.

Edhe autoritetet e Serbisë, siç percjell KlanM, kanë njoftuar për rritje të intensitetit të trafikut nëpër autostrada. Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës në vendkalimin kufitar Preshevë kanë kaluar 24.000 udhëtarë, kurse për hyrje-daljet nga Serbia pritet rreth 40 minuta. Autoritetet serbe rekomandojnë të shfrytëzohte vendkalimi alternativ Prohor Pçinjski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share