Nipi i Mbretit të Spanjës, Felipe Juan Froilan de Marichalar y Borbon është përfshirë në një sherr me thika në një lokal nate në Madrid.
Sipas mediave spanjolle, 24-vjeçari po hetohet nga policia spanjolle për incidentin e ndodhur, ku i plagosur me thikë mbeti edhe një mik i familjes mbretërore të Spanjës.
Froilan mund të dënohet nga 3 muaj deri në 1 vit burg nëse gjendet fajtor. Të përfshirë në sherrin në një lokal nate në Madrid ishin 30 persona.
Nuk është hera e parë që Felipe Juan Froilan përfshihet në skandale të ngjashme. Edhe në muajin Korrik ai ndodhej në një lokal nate ku pati të shtëna me armë. Por hetimi tregoi se nuk ishte i përfshirë.
Në Prill, 24-vjeçari u godit me grusht në fytyrë pasi u përfshi në një sherr me një person për radhën në tualet në një lokal nate.
Në vitin 2012 ai qëlloi aksidentalisht veten me armë në këmbë.
24-vjeçari Froilan është i katërti në radhë për të marrë fronin e mbretërisë në Spanjë. /tvklan.al