Nikolovski: Nuk ka mungesë të produkteve bazë ushqimore

“PËRMES BALLKANIT TË HAPUR DO TË SIGUROHEN PRODUKTE TË MJAFTUESHME USHQIMORE”

Pas alarmit për mungesë të qumështit në rajon, ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski ka siguruar sot se, vendi momentalisht nuk përballet me mungesë të ndonjë produkti, por gjithsesi do të analizohen situatat rrjedhëse. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se, marrëveshja për sigurim të ushqimit që është nënshkruar në kuadër të Ballkanit të Hapur, vendet janë obliguar që nuk do të ketë barriera mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Përmes instrumenteve të Ballkanit të Hapur gjithsesi do të sigurohet produkte të mjaftueshme ushqimore në çdo aspekt. Ashtu do të jetë edhe për qumështin, ndryshimi jonë në mbështetjen apo politikat do të jetë serioz. Ne propozojmë rritje për 30 % për kokë të subvencioneve bazë në pjesën e blegtorisë. I eliminojmë të gjitha masat që janë keqpërdorur deri më tani në bazë të të gjitha analizave dhe besoj se ky koncept, do të jep mbështetje serioze në pjesën e blegtorisë”, deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë

Ministri po ashtu tha se, është dyfishuar prodhimi i lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit për ushqim.

“Importi nga jashtë i kësaj lënde të parë rritej vazhdimisht. Ky do të jetë viti i parë në të cilin kemi dyfishuar prodhimit – sipërfaqet me mbjellje pranverore janë rreth 6,000 hektarë. Një numër i madh ka aplikuar për mbështetje për pleh artificial prej 30% dhe presim mbi 10 mijë tonë luledielli, që do të thotë dyfishim i prodhimit për periudhë të shkurtër dhe mbulim i nevojave dy mujore të shtetit nga importi i lulediellit që e kemi”, deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Disa vende të rajoni po përballen me mungesë të qumështit. Qeveria e Republikës së Serbisë së fundmi solli vendim për ndalesë të eksportit të qumështit të papërpunuar dhe të pasterizuar, përveç për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë që rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar tek qumështi për 3.6%./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share