Nikoloski: Ftoj banorët e Tetovës që më 20 gusht të votojnë për listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, me qëllim përmirësimin e jetës në Tetovë

Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve në këshillin e komuinës së Tetovës nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikoloski ftoj qytetarët e Tetovës që të votojnë për listën e këshilltarëve të kësaj partie me qëllim përmirësimin e jetesës.

I ftoj qytetarët kur të marrin vendimin e tyre më 20 gusht të këtij viti, të mendojnë për të ardhmen, të mendojnë për njerëzit që mund të marrin vendime të mira dhe që mund t’i ndryshojnë gjërat. Kemi parë në të kaluarën, sidomos në katër vitet e kaluara, me kryetarin e mëparshëm dhe mazhorancën e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së që jo vetëm që nuk janë bërë, por janë bërë edhe të këqija, para së gjithash është skandali i madh me “SHIK JELAK” dhe tentativa për urbanizim nga biznesmeni kontrovers malazez me origjinë serbe, Miodrag Daka Davidoviç, i cili në mënyrë jashtëzakonisht të dyshimtë e mori atë tokë përmes kompanive dhe  planifikoi të bënte një xhungël betoni atje, d.m.th. ta mbyste plotësisht qytetin deklaroi Nikoloski.

Dhe së fundi, mendoj se një rezultat solid i VMRO-DPMNE-së dhe para se gjithash  nuk e fsheh qëllimin tonë është të fitojmë 6 këshilltarë brenda këshillit komunal, i cili numëron gjithsej 31 këshilltarë, një fitore kaq e thellë e VMRO-DPMNE-së dhe fitimi i 6 këshilltarëve mendoj se do të jetë një hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse zgjedhjet në Tetovë dhe Mavrovë Rostushë do të tregojnë se populli është në humor opozitar u shpreh Nikoloski.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share