Nikollovski: Të parët në rajon fillojmë me IPARD 3

97 MILIONË EURO, FONDE TË PAKTHYESHME NGA UNIONI EVROPIAN

97 milionë euro të pa kthyeshme Unisoni Evropian do ti ndaj RMV-së për programeet e IPARD 3. Sipas Ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski  në këtë drejtim jemi të parët në rajon që do të shfrytëzojmë IPARD 3.

Nuk do të kthejmë asnjë euro nga IPARD 2, kemi më shumë kontrata se Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi së bashku, kështu deklaroi sot para mediave ministri i bujqësisë pylltarisë dhe ujërave Ljupço Nikolovski i cili paralajmëroi edhe se vendi ynë do të filloje i pari në rajon me IPARD 3 programin , buxheti i të cilit është rritur për 62 %, per dallim nga programi IPARD 2.

“Të paret në rajon fillojmë me IPARD 3, buxheti i të cilit është rritur me 62 %, nëse për IPARD 2 kemi në dispozicion 60 milionë euro, në IPARD 3 kemi 97 milionë euro pjese të pa kthyera nga Unioni Evropian apo gjithsejtë me ko financimin nacional 120 milionë euro buxhet për të gjithë programin IPARD 3, 120 milionë euro tjera të cilat janë të destinuara për qytetarët dhe ekonominë tonë” – tha Ljupço Nikolovski.

Nikolovski shtoi se për një kohë të shkurtë do ta shpallet edhe thirrja e parë publike nga programi IPARD 3 e cila e cila pret që të jetë deri në fund të gushtit dhe do të jetë me buxhet prej 20 milionë eurove.

“Për një kohë të shkurtë do ta shpallim edhe thirrjen e parë publike nga programi IPARD 3 e cila do të përfshije masat një dhe shtatë, kjo thirrje e cila pres që të jetë deri në fund të gushtit do të jetë me buxhet prej 20 milionë euro, apo për vetëm një muaj në gusht në dispozicion të bujqve të Agro sektorit vendosim në shërbim 30 milionë euro, mjete të pa kthyeshme Evropiane” – tha Ljupço Nikolovski.

Në këtë pres gjithashtu u informua se nesër Agjencioini i pagesave do të shpall edhe thirrjen e fundit nga programi IPARD 2 për masat 3, investime në mjete për përpunim dhe marketing të produkteve të peshkut dhe bujqësore, kjo do të jetë thirrja e fundit nga programi IPARD 2 për vitin 2014-2020 me buxhet gjithsejtë 8.8 milionë euro. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share