Qeveria e Hristijan Mickoskit dhe koalicioni për 100 ditë nuk kanë paraqitur asnjë masë konkrete për mbështetjen e bujqësisë. Në 100 ditë kemi parë vetëm mungesë totale ideje, joprofesionalizëm dhe mungesë interesi për këtë sektor.
Ministri i bujqësisë është kthyer në megafon partiak. Ai bën revanshizëm ndaj punëtorëve dhe përhap gënjeshtra çdo ditë për të mbuluar paaftësinë e tij, thotë deputeti i LSDM-së dhe ish ministër I Bujqësisë , Ljupço Nikollovski.
Më lejoni t’ju kujtoj se me ribalancimin keni ulur fondet për shumicën e programeve. Pagesa juaj e subvencionit është pezulluar. Ministri gënjen se ka 1 miliard denarë të prapambetura. Por do ta përsëris, LSDM-ja la një faturë të pastër, me zero borxhe. Ajo që duhet paguar, për të cilën kanë dhënë para me ribalancimin, janë subvencionet për programin aktual, për vitin 2023. Pse edhe pas dy muajsh ribalancim, fermerët ende nuk kanë subvencione? Për 100 ditë VMRO DPMNE nuk ka publikuar asnjë thirrje publike për asnjë masë nga asnjë program. Por mos ideja e tyre shkon deri në anulimin e masave që janë në interes të fermerëve, siç është parapagimi i subvencioneve. Në vitin 2023, Qeveria e LSDM-së parashikoii paradhënien e parakohshme të subvencioneve, për çka qeveria aktuale paralajmëroi heqjen e këtij modeli” – tha Nikollovski.