Nikollovski: Do të rishikohet projekti për rrugën Shkup – Bllacë, vështirë i realizueshëm

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

Sipas tij projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e rrugë e re, malore dhe është e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta.

“Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë. Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, menaxhmenti i mëparshëm, me në krye Ejup Rustemin, vendosi, sot e kësaj dite nuk e di pse, të shkojë në një trase të re, e cila është malore dhe në cilën rrugë, nga 12 kilometra gjashtë kilometra janë tunele”.

Ai tha se pret që në muajt e ardhshëm të dalin me zgjidhje përfundimtare për rrugën Shkup – Bllacë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share