Partia në pushtet vazhdon të deklarojë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve, vazhdon të investojë në arsim.
Nga atje potencojnë se po rrisin nivelin e gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor.
Në atë drejtim është futja e shërbimit të asistencës arsimore si obligim i shtetit i rregulluar me ligj.
Punësimi i asistentëve arsimorë për nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e rregullta fillore nuk është më një shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve. Vitin e kaluar janë punësuar 500 asistentë arsimorë në të gjithë vendin. Nga viti i ardhshëm shkollor, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e prindërve, numri i asistentëve të arsimuar do të shkojë në 720 theksojnë nga LSDM përcjell KlanM.
Sot tashmë është publikuar konkursi për punësimin e 200 asistentëve arsimorë në 16 bashki të vendit. Në këtë mënyrë, nga viti akademik 2022/2023, do të rritet numri i asistentëve arsimor për 200 shtesë.
Promovimi i gjithëpërfshirjes, mundësitë e barabarta për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara janë prioritetet kryesore të Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM.
Si palë përgjegjëse vazhdojmë me zbatimin e masave dhe politikave që nënkuptojnë kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët./KlanMacedonia/