“Ngrirja” e çmimeve: 800 deri 10.000 euro dënime nëse nuk respektohet vendimi

ISHT: INSPEKTORËT NË TERREN – EDHE QYTETARËT TË DENONCOJNË PARREGULLSI TË ÇMIMEVE

Dënimet për mosrespektimin e vendimit qeveritar për uljen e çmimit të pastave dhe prodhimeve të qumështit do të jenë nga 800 deri 10.000 euro, varësisht operatorit ekonomik, ka njoftuar Inspektorati Shtetëror i Tregut, njofton KlanM.

Ndryshe, çmimi i pastave nga 13 Marsi, do të ulet për 8 deri 9 denarë apo 15%, kurse për 10%, nga 16 Marsi do të ulen çmimet e prodhimeve të qumështit. Kjo masë, sic njofton KlanM, do të vlejë deri më 31 Maj 2023.

“Është kohë e mjaftueshme që tregtarët t`i adaptojnë çmimet. Bëjmë thirrje që të respektohen vendimet, në të kundërtën, do të ketë dënime që sipas Ligjit për tregti janë tepër të larta. U bëjmë thirrje edhe qytetarëve që nëse vërrejnë parregullsi lidhur me çmimet e produkteve, menjëherë të paraqiten në ISHT” – thonë ISHT.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për “ngrirjen” e pastave dhe prodhimeve të qumështit për 15% respektivisht 10%.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, hiqen edhe detyrimet doganore për importin e këtyre produkteve për periudhën nga 13 Marsi deri më 31 Maj 2023.

“Ngrirja” e çmimeve mund të zgjerohet edhe tek produktet tjera. Po bëhen analiza edhe për sheqerin, vezët dhe orizin dhe nëse ka nevojë do të intervenohet edhe për këto produkte – thonë nga qeveria. /KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=8XdalxZI0UQ

Lexo gjithashtu
Total
0
Share