Pemët dhe perimet do të presin deri në fund të javës
Tri lloje të pemëve dhe tri lloje të perimeve do duhet të shiten me çmime të ngrira deri në fund të javës por se cilat do të jenë ato produkte do të duhet të mësohet gjatë ditëve në vijim. Këtë e njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se për këtë çështje po presin të dhëna nga drejtoria e Doganave.
“Po i presim rezultatet nga Drejtoria e Doganave. Gjatë ditës së sotme apo më së voni deri nesër do t’i kemi të gjitha rezultatet, ashtu që të premten apo të dielën do të dalim me konferencë për media për cilat produkte të pemëve dhe perimeve do të ngrihet çmimi i tyre”, tha Kreshnik Bekteshi.
Për letra toaleti dhe të lagura dhe produkte të tjera higjientike pritet zvoglimi i TVSH-së prej 18% në 5 % por kjo pritet që të votohet në Kuvend.
“Për fat të keq në procedurë parlamentare prej dhjetorit viti të kaluar ka ligj për këto prodhime higjienike që në mënyrë sistematike të kemi një zgjidhje. Gjegjësisht të kemi një ulje te TVSH-së prej 18% në 5% që pritet të votohet në Kuvend”, tha Kreshnik Bekteshi.
Para një jave Qeveria ngriu çmimet e vezëve dhe orizit. Ndërsa u zvogëluan çmimet e pastave dhe prodhimeve të qumështit. Muajin e kaluar në shkurt Qeveria miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë./KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi