Ngordhje misterioze në masë e peshqve

Rreth 10 tonë peshq mendohet të kenë ngordhur në lumin Oder, një katastrofë ekologjike. Si arsye shikohet zhiva. Ka kritika për mënyrën e komunikimit dhe menaxhimin e lumenjve.

Në lumin Oder, lumin kufitar mes Gjermanisë dhe Polonisë janë zbuluar sërish mijëra peshq të ngordhur, kësaj radhe në afërsi të qytetit Frankfurt mbi Oder. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët nga kontakti me ujin, kjo vlen edhe për kafshët shtëpiake dhe ato për përdorim.

Ende nuk dihet qartësisht, se cila është arsyeja e ngordhjes masive të peshqve, që u bë e ditur për herë të parë para dy javësh. Që në fund të korrikut peshkatarët polakë kanë gjetur tonelata peshq të ngordhur 300 km larg. Autoritetet polake gjetën në dy vende një lëndë të rrezikshem helmuese, me gjasë Mesitylenin, që për peshqit është me pasoja fatale. Më vonë testet nuk treguan të dhëna për Mesitylen.

Fischsterben in der Oder
Prova të tjera të ujit që u morën nga autoritetet gjermane tregojnë vlera të larta të zhivës në anën gjermane të Oder në Brandenburg, njofton radioja publike rbb. Zhiva është si për njerëzit edhe për kafshët mjaft e rrezikshme. Por lumi Oder ka edhe probleme të tjera. Nxehtësia dhe thatësira. Kjo bën që peshqit në ujë të kenë një sasi të vogël oksigjeni, e arsyeja qëndron në nivelet e ulta të ujit. Kur ata janë të stresuar marrin frymë më shpejt dhe kjo do të thotë se kanë nevojë për më shumë oksigjen, thotë Christian Wolter, punonjës shkencor në Institutin e Leibnizit për ekologjinë ujore.

Eurodeputetja polake, Małgorzata Tracz shprehet e zemëruar mbi ngadalësinë e veprimit të autoriteteve. Megjithë njoftimet për një katastrofë mjedisore, autoritetet polake nuk paralajmëruan, as për të mënjanuar kontaktin me ujin. Sipas Małgorzata Tracz vetëm në afërsi të Olavas janë gjetur 8 tonë peshq të ngordhur. “Problemi është shumë i madh. Nuk është diçka që mund ta injorosh apo që rregullohet vetë.” Edhe peshkatarët lokalë janë të tronditur për gjendjen.

Shoqatat gjermane kërkojnë mbrojtjen më të mirë të Oder

Shoqatat gjermane bëjnë përgjegjëse masat e pamjaftueshme për ngordhjen masive si edhe mungesën e bashkëpunimit përtej ku fijve mes Gjermanisë, Çekisë dhe Polonisë. Eurodeputetja Małgorzata Tracz kujton se të tre vendet janë të lidhura përmes një marrëvesjhe të përbashkët ekologjike . Edhe Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrën, BUND kritikon mungesën e bashkëpunimit. “Kjo katastrofë ekologjike nuk do të kishte marrë këto përmasa, nëse autoritetet gjermane dhe polake do të kishin bashkëpunuar më intensivisht”, thotë drejtuesja e BUND, Antje von Broock.

Brandenburg Fischsterben in der Oder
Që nga fundi i korrikut vijnë vërdallë peshq të ngordhur në lumin Oder në në gjatësi prej disa qindra kilometrash”, thotë Broock. Ngordhja kaq masive është edhe një simptomë e gabimeve që janë bërë prej dekadash dhe pasojë e keqfinancimit të mbrojtjes ujore./DW

Lexo gjithashtu
Total
0
Share