Ngjarjet në Kosovë dhe Serbi, Escobar mban nesër konferencë për media

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër më 16 Qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarë.

Konferenca mbahet nga ora 15:00.

Escobar do të bisedojë me gazetarët rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Të martën, në Mitrovicën e Veriut policia e Kosovës e ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”, Milun Millakoviç, i njohur si “Lune”.

Kurse, gjatë ditës së djeshme janë rrëmbyer tre policë të Kosovës nga ana e njësisë speciale të Serbisë./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share