UNICEF: Mbi 100 milion të mitur dhe të rinj mund të zhvendosen gjatë 30 viteve të ardhshme
Ekstremet e motit, si temperaturat e larta, uraganët apo tajfunet, çuan në zhvendosjen e mbi 43 milionë njerëzve gjatë viteve 2016 – 2021.
UNICEF parashikon që mbi 100 milionë fëmijë pritet të largohen nga vendbanimet gjatë 30 viteve të ardhshme.
“Realiteti është se shumë më tepër fëmijë do të ndikohen në të ardhmen, pasi ndryshimet klimatike vazhdojnë të intensifikohen”, tha Laura Healy, specialiste e migracionit në UNICEF dhe një nga autorët e raportit.
Shumica atyre janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve. 1.3 milionë fëmijë u zhvendosën brenda shtetit për shkak të thatësirës. Gati 810,000 fëmijë u larguan për shkak të zjarreve në pyje, kryesisht në Kanada, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara.
Kina dhe Filipinet ishin ndër kombet ku shumica e fëmijëve ishin të zhvendosur brenda vendit. Por, fëmijët që jetojnë në ishujt e vegjël, si Dominika dhe Vanuatu, u prekën më shumë nga stuhitë, ndërsa fëmijët në Somali dhe Sudanin e Jugut u goditën nga thatësira.
Ekspertët kërkojnë nga qeveritë të ndërmarrin politika për mbrojtjen e fëmijëve dhe duke i përkrahur ata edhe nga ana ekonomike.
Klan News