Janë shtuar tensionet brenda Aleancës për Shqiptarët. Partia siç duket është ndarë në dy pjesë. Arben Taravari si kryetar i partisë propozoi që në zgjedhje të koalicionohet me opozitën shqiptare, duke kërkuar përkrahje nga anëtarët e Kuvendit Qendror. Nga ana tjetër, ky qëndrim i Taravarit nuk u prit mirë nga Ziadin Sela, ish kryetar dhe kryetar aktual i Kuvendit të ASH-së.
Të dy palët pretendojnë se kanë të drejtë dhe se kanë përkrahjen e shumicës. Derisa Sela u shpreh se ka përkrahjen e kryesisë dhe kryetarëve të degëve, Taravari nga ana tjetër dha lajmin se ka marrë nënshkrimet e shumicës së kuvendarëve për koalicion me opozitën shqiptare.
Ç’po ndodh brenda kësaj partie?
Si erdhi deri te kjo ndarje, në dukje e madhe?
Për këto dhe detaje tjera, në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin do të flasë deputetja e ASH-së, Ilire Dauti./tvklan.mk